Ish anëtari i SHIK-ut tregon se a ishte Aida Dërguti pjesë e kësaj organizate dhe kush e keqpërdori atë

Aktuale

Ish anëtari i SHIK-ut tregon se a ishte Aida Dërguti pjesë e kësaj organizate dhe kush e keqpërdori atë

Nga: H.O. Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:33
Aida Derguti

Temë aktuale në Kuvend është bërë SHIK-u këto ditë. Deputetët po akuzojnë njëri-tjetrin se kanë qenë pjesë e kësaj organizate.

Gjatë ditës së djeshme është akuzuar edhe Aida Dërguti se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Këtë e nuk e di as ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ka thënë se jo të gjithë anëtarët e kësaj organizate kanë pasur qëllime të këqija.

“SHIK-u ka qenë shërbimi kombëtar i formuar për të mbrojtur Kosovën nga Serbia dhe shërbimet armiqësore, por pastaj dalë nga dalë është shndërruar në shërbim sekret të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Adem Grabovci, Azem Syles, Pronto klanit normal që ka funksionu si shërbim kombëtar, por pas fillimit ka deviju në instrument të bosëve të PDK-së. Aida Dërguti ka qenë luftëtare e respektuar e UÇK-së, a ka qenë në SHIK pas luftës, nuk e di, unë besoj se nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK-ut. Por edhe me pas ajo ose Glauku pjesë e SHIK-ut, çka ka lidhje kjo punë. Mos harrojmë se shumica e anëtarëve të SHIK-ut kanë qenë luftëtarë dhe veprimtarë të respektuar kombëtarë. Demonizimi dhe keqpërdorimi i SHIK-ut është bërë nga 6.7 persona në krye me Thaçin”, thotë Miftari.

Ai thotë më tutje se sa i përket akuzave të orkestruara ndaj Glauk Konjufcës dhe Aida Dërgutit, këto akuza vijnë pikërisht nga dora e zgjatur e atyre 6 a 7 personave të cekur më lartë që kanë kontrolluar SHIK-un dhe kanë privatizuar dhe keqpërdorur SHIK-un për nevojat e tyre së pari materiale-ekonomike, pastaj politike për të ardhë në pushtet.

“Dhe arkitekti i këtyre lojërave të ndyta sot me akuza dhe kundërakuza është dora e vetë Hashim Thacit dhe Kadri Veselit, e nuk është me rëndësi me cilët sekserë të vetë i bëjnë këto lojëra. Aq më keq kur sot Kosova është në qorrsokak, I kemi punët shumë keq si në ekonomi, si në politikë dhe po rrezikohet ekzistenca dhe ardhmëria e shtetit tonë. Këto gjueti shtrigash sot ndaj Glaukut dhe Aidës do të ketë edhe shumë persona tjerë të etiketuar. Këto bëhen me qëllim të largimit të vëmendjes nga problemet e vërteta dhe serioze që i ka Kosova sot si shtet dhe nga qëllimi dhe rreziku I ndarjes së Kosovës, prandaj mënyra më e mirë me i neutralizu qëllimet e Prontos dhe disa klaneve të tjera në parti tjera që punojnë për ata është me I injoru totalisht, mos me u marr me ta fare, por me iu kthy problemeve reale dhe zgjedhjeve të tyre çështjeve dhe interesit të shtetit tonë dhe të popullit tonë”, thotë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat