Thaçi tregon çka do të kërkojë nga Merkel dhe Macron

Aktuale

Thaçi tregon çka do të kërkojë nga Merkel dhe Macron

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:04
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nga Takimi i Berlinit me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron do të kërkojë liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje të Kosovës.

“Në Berlin nuk do të ketë dialog, negociata dhe ballafaqim me përfaqësuesit serbë. Ajo që pres nga ky takim është konfirmimi nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron se do ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave”.

“Jo që vizat të na japin si dhuratë, por si respektim i kontratës. Nëse nuk ndodhë kjo, ky takim do të jetë i zbehtë dhe pa substancë. Në anën tjetër, do t’i pyes se si do t’i bindin ata pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”.

Thaçi në Zonën e Debatit në Klan Kosova tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të jetë fiasko e plotë e takimit.

“Do të kërkoj që nga takimi të dy presidentët të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ta bindin Serbinë, apo të na tregojnë si do ta bindin. Po ashtu, dënimin e gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë”.

“Nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të jetë një fiasko e plotë e atij takimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat