Mbahet ushtrim fushor për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë

Aktuale

Mbahet ushtrim fushor për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 07:11
Ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, sot do të organizojnë ushtrimin fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë.

Ushtrimi zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe përfshirjes gjinore”, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qendrore për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Ky ushtrim fushor ka për qëllim parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të ndryshme gjinore dhe njëkohësisht për të ndërtuar besimin brenda komunitetit ku po zhvillohet ushtrimi.

Në ngjarje do të marrin pjesë pjesëtarë të AME-së, zjarrfikësve, zyrtarë përgjegjës për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë nga Komuna e Vushtrrisë, Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Vushtrri, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore, institucionet arsimore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat