Ish-miku i presidentit i viteve të 90-ta: Më erdhi keq kur e pashë, sa poshtë ka rënë Thaçi

Aktuale

Ish-miku i presidentit i viteve të 90-ta: Më erdhi keq kur e pashë, sa poshtë ka rënë Thaçi

Nga: N.Sh Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:31
Hashim Thaçi

Ish-miku i presidentit Hashim Thaçi, Sali Rexhaj thotë se, i vjen keq sa poshtë ka rënë Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj thekson se, me Thaçin nuk pajtohet për shumë gjëra, sidomos për qeverisjen e keqe, rritjen e krimit dhe hajnisë, për kidnapimin e qytetarëve turq, për shkëmbim territoresh... por i ka ardhë shumë keq kur e ka pa te Baton Haxhiu se sa poshtë kishte rënë.

Rexhaj thotë se presidenti i një shtet nuk mund të i lejoj vetës që të dëgjoj llafe kafenesh e ligjërata injorantësh.

Ja postimi i plotë:

Me Hashim Thaçin, mikun tim te viteve 90, nuk pajtohem për shume gjera, sidomos për qeverisjen e keqe, për rritjen e krimit e hajnisë, për kidnapimin e qytetareve turq, për shkëmbim territoresh...

Por me erdhi sonte keq për te kur e pashe ne KlanK te Baton Haxhiu sa poshtë kishte rene. Një president i shtetit nuk munde ti lejoj vehtes qe te dëgjoj llafe kafenesh e ligjërata injorantesh te cilët nuk i njeh njeri i gjalle ne Kosove.

Mungonte vetëm edhe Valon Syla me birra e menze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat