Haradinaj: Nevojitet mobilizim i shtuar kundër informalitetit

Aktuale

Haradinaj: Nevojitet mobilizim i shtuar kundër informalitetit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:03
Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ku ka zhvilluar takim me Grupin Koordinues për të diskutuar rreth ekonomisë joformale.

Fuqizimi i sundimit të rendit e të ligjit, si prioritet parësor i Qeverisë, përfshinë edhe luftën kundër ekonomisë joformale, e cila ushqen krimin dhe demotivon bizneset e rregullta, duke goditur kështu buxhetin e shtetit dhe funksionimin e ligjit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ku ka zhvilluar takim me Grupin Koordinues për të diskutuar rreth ekonomisë joformale.

“Qeveria e Kosovës ka ndërmarr masa, përfshirë rishikimin e Strategjisë për luftimin e ekonomisë jo-formale, hartimin e koncept dokumentit për largimin e barrës administrative, si dhe hartimin e miratimin e ligjit për inspektime. Krahas këtyre masave, kam filluar nismën për të identifikuar intervenimet specifike për luftimin e ekonomisë jo-formale me qëllim të zvogëlimit të konsiderueshëm të saj deri në fund të vitit 2019”, shkruan kryeministri në Facebook.

“Në takimin e Grupit Koordinues për diskutimin e ekonomisë joformale, së bashku me ministrat e linjës dhe akterët përgjegjës, u dakorduam se Kosovës i duhet një mobilizim i shtuar dhe luftë e pakompromis kundër informalitetit”, thekson në fund Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat