Mustafa: Sali Çekaj la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Kosovës

Aktuale

Mustafa: Sali Çekaj la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Kosovës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:21
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar heroin e kombit Sali Çekaj në 20 vjetorin e rënies së tij në Koshare.

 “Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës. Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK në emër të kryetarit Mustafa.

Sipas Mustafës, Sali Çekaj, me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës e nderojnë dhe respektojnë veprën e Heroit Sali Çekaj dhe veprën e tij e ruajmë si trashëgimi të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat