Mediat Serbe nuk e dinë se kush është kryetarë i PDK-së

Aktuale

Mediat Serbe nuk e dinë se kush është kryetarë i PDK-së

Nga: K.M Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:21
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gazeta sebe “ Novosti” derisa ka njoftuar për subjektet të cilat kanë paraqitur kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale nëpër disa komuna në veri të vendit, Partisë Demokratike të Kosovës iu kanë referuar si Partia e Hashim Thaçit.

“Komisioni qëndror i zgjedhjeve në Prishtinë, ka treguar se tri janë subjektet politike të cilat kanë paraqitur kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 19 Maj. Siq ka njoftuar Stevan Veselinoviq, anëtarë në KQZ, në Kosovës, kandidatë kanë paraqitur Lista Serbe, Partia Demokratike (e Hashim Thaçit) dhe këvizja “Vetvendosje”, thuhet në lajmin e gazetës serbe novosti.

Ka kohë që në krye të Partisë Demokratike të Kosovës gjindjet Kadri Veseli, ndërkohë që prej marrjes së pozitës së presidentit të shtetit, Hashim Thaçi ka dorëzuar mandatin si kryetarë i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat