Këta janë katër kandidatët e Lista Serbe për kryetarë komunash në veri

Aktuale

Këta janë katër kandidatët e Lista Serbe për kryetarë komunash në veri

Nga: K.M Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:40
KQZ

KQZ ka njoftuar për subjektet të cilat kanë paraqitur kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale nëpër disa komuna në veri të vendit, e që janë Lista Serbe, PDK dhe Vetvendosje.

Sipas Stevan Veselinoviqit, anëtarë në KQZ, Lista Serbe ka dalë me katër kandidatë për secilën komunë nga një, në zgjedhjet e 19 Majit, zgjedhje këto të parakohshme në komunat Zveqan, Veri i Mitrovicës, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në Veriun e Mitrovicës përsëri do të kandidoj Goran Rakiq, Zoran Tadiq është kandidati i LS për Leposaviqin, Vuqina Jankoviq për Zveqanin si dhe Sërgjan Vuloviq, për Zubin Potok, ka njoftuar Stevan Veselinoviq gazetën serbe Novosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat