Limaj: Sali Çeku ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Aktuale

Limaj: Sali Çeku ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Nga: A.SH Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:55
Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisma Socialedemokrate, Fatmir Limaj, në 20 vjetorin e rënies së Sali Çekut kujton dhe nderon luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares

Ai përmes facebook shkruan se, vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij.

Postimi i plotë:

Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares, Sali Çekaj. Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij. Ndonëse po bëhen 20 vjet nga rënia e gjeneral Çekajt, kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit!
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat