Edhe LABI dhuron para për Notre Dame, ja shuma - Bota Sot
Edhe LABI dhuron para për Notre Dame, ja shuma

Aktuale

Edhe LABI dhuron para për Notre Dame, ja shuma

Nga: K.M Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:29
Labi me prindrit

Ndërkohë që nga e gjithë bota po mblidhen mjete për renovimin, apo rikthimin sic ka qenë të katedrales së Parisit “Notre Dame”, nga këto zemra huma nuk ka mundur të ndahet as deputeti Labinot Tahiri.

Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ndan 1000 euro për këtë rast.

Ja postimi i plotë i Tahirit

Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!
Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien's, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.

Faleminderit FRANCË🤝

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊🏻💐💐

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Image

 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...