Mazrekaj: Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës? - Bota Sot
Mazrekaj: Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?

Aktuale

Mazrekaj: Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?

Nga: Bota Sot Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:30
Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj dhe Baton Haxhiu

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka parashtruar disa pyetje për gazetarin Baton Haxhiu, që kanë të bëjnë me periudhën e luftës.

Mazrekaj me këtë rast ka treguar se si gjatë luftës e kishin marrë lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut.

Ky lajm që ishte përhapur menjëherë,  i kishte tronditur të gjithë. Në atë çast kishte ndërruar edhe bindja se Haxhiu bashkëpunonte me shërbimet serbe.

Mirëpo, sipas Mazrekajt, pas përfundimit të luftës, kishte dalë në skenë Baton Haxhiu dhe me këtë ishte kuptuar se vrasja e tij ka qenë vetëm një farsë.

“Tani po i drejtohem Batonit: Si është e mundur që u shpalle i vdekur gjatë luftës dhe pasluftës u “ringjalle”, shkruan ai , duke shtuar se bashkë me Batonin ishte shpallur i vrarë edhe një person tjetër emrin e të cilit do ta publikojë më vonë.

Postimi i plotë:

Baton Haxhiu, tregoju shqiptarëve skenarin: Si të vranë serbët gjatë luftës dhe si të ngjallën pasluftës?

Për gjeneratat e sotme, kjo që po e shkruaj mund të jetë diçka e panjohur. Por, për ata më të vjetrit, apo ata që ishin në moshë më madhore në kohën e bombardimeve të NATO-s, mund të jetë ende i freskët lajmi i hidhur për vrasjen e Baton Haxhiut.

Lajmi u bë i ditur në të gjitha mediet shqiptare dhe ndërkombëtare përfshirë këtu edhe gazetën “Bota sot”, që botohej në diasporë.

Ky lajm i tronditi të gjithë.

Ironia më e madhe është se, kur e kuptova këtë lajm, thash me vete: Edhe Batoni paska qenë patriot!

Bashkë me stafin e gazetës e ndjenim veten fajtorë, se Batonin e dinim për bashkëpunëtor të Serbisë, dhe ja ku doli lajmi i vrasjes dhe për një moment u bë “hero”.

Menduam pastaj se bashkëpunimi i Batonit me Jovica Stanishiqin, u bë për qëllime patriotike shqiptare.

Është interesant se lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut, nuk e demantoi as SHIK-u i Kadri Veselit.

Mos demantimi i lajmit nga SHIK-u e bëri Batonin hero gjatë kohës së luftës.

Ju rikujtojë se Kadri Veseli në një emision televiziv, kishte thënë se ka pasur shkëmbime të informacioneve me Sigurimin serb dhe se SHIK-u ka pasur njerëz të infiltruar në UDB!

Tani po i drejtohem Batonit: Si është e mundur që u shpalle i vdekur gjatë luftës dhe pasluftës u “ringjalle”.

Kësaj pyetje mund edhe të mos i përgjigjesh, por mos harro se me ty ka qenë edhe dikush që është vra dhe është “ngjallë” si ti…

Tani ke shumë më shumë hapësirë se sa në kohën e luftës Baton. Dil në televizionin tënd apo kudo tjetër dhe thuaje të vërtetën, sqaroje këtë rast për hir të opinionit!

Pra, nëse nuk përgjigjesh unë do të paraqitem edhe njëherë!

PS: Nuk e di se a është më mirë të jesh një hero famshëm e i lavdëruar ndër gjenerata apo një spiun i gjallë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...