Hadërgjonaj: Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj ishin pajtuar t’i ndajnë zonat e kontrollit në Dukagjin - Bota Sot
Hadërgjonaj: Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj ishin pajtuar t’i ndajnë zonat e kontrollit në Dukagjin

Aktuale

Hadërgjonaj: Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj ishin pajtuar t’i ndajnë zonat e kontrollit në Dukagjin

Më: 19 prill 2019 Në ora: 22:12
Fadil Hadërgjonaj

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj, në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer momentin kur Ramush Haradinaj është bashkuar në Betejën e Koshares, Hadërgjonaj tha se dallim ka qenë i madh në koncepte.

Sipas Hadërgjonaj, Haradinaj kërkoi që të gjithë të shpërndahen në secilin vend se nga vijnë dhe të operojnë në ato vende, por nuk jemi pajtuar sepse Agim Ramadani ishte nga Zhegra, Nazif Ramabaja nga Gjilani, ishin disa nga Drenica si Shaban Dragaj e Musa Dragaj etj. Ideja jonë ishte ti fuqizojmë njësitë operative”, tha ai.

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, thotë se Haradinaj u kishte thënë se “ky është qëndrimi im, zona që keni ardhur është nën kontrollin tim dhe këto janë kushtet e mija” dhe sipas tij, Ramushi ishte larguar pa ndonjë pajtim.

Ai thotë se pas dy ditësh ka ardhur një letër në drejtim të Tahir Zemajt për t’u paraqitur në Shtabin e Junikut.

“Në odën ku kemi qenë kemi ndërhyrë unë, Agim Ramadani dhe Rustem Berisha duke i thënë Zemajt se ti nuk do të shkosh por do të shkojmë ne në atë takim. Pasi shkuam në takim ka pasur disa nervoza. Pyetja e parë që e ka bërë Agim Ramadani u ka thënë “a jeni ju autoriteti që do ta parandaloni vëllavrasjen, ne jemi gjithçka me bo vetëm vëllavrasje që të mos ketë”.

Hadërgjonaj thotë se Sali Veseli ka garantuar se s’do të ketë vëllavrasje, por na ka thënë se “ju do të ktheheni nga keni ardhur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...