Brovina: Rreth një mijë raste të dhunuara gjatë luftës i kam ruajtur, duhet të flasim më shumë për këto viktima - Bota Sot
Brovina: Rreth një mijë raste të dhunuara gjatë luftës i kam ruajtur, duhet të flasim më shumë për këto viktima

Aktuale

Brovina: Rreth një mijë raste të dhunuara gjatë luftës i kam ruajtur, duhet të flasim më shumë për këto viktima

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:24
Flora Brovina

Duke kujtuar rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës, me emocione të shumta, nis rrëfimin e saj. Ndonëse lotët i mbanë dhe nuk i shfaq, në çdo fjalë që thotë pushon, duke marr frymë thellë për të vazhduar më pas të tregoj dhimbjet që kishte dëgjuar.

Është kjo deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila në një intervistë për Telegrafin ka folur për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka thënë se për këto viktima duhet të folur edhe më shumë se sa që po flitet.

“Për viktimat që u atakuan në krim ndaj njerëzimit, sepse kështu quhet krimi skesual ndaj grave të një kombi, ka qenë një tabu për neve kjo temë, dhe nuk është fol gjatë, aq më tepër që gratë nuk kanë qenë në gjendje të flasin. Por, edhe për arsye se institucionet shtetërore nuk ishin përgatitur, dhe as opinioni që ta pranoj këtë krim ashtu si ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Sipas saj, barrën kryesore të këtij krimi e ka bartur familja e këtyre viktimave e cila, siç theksoi Brovina, ishte e traumatizuar nga lufta.

“Familjet të cilat kishin shumë halle ekonomike dhe ekzistenciale dhe po ballafaqoheshin me krimin që kishte ndodhur ndaj grave, nënave, motrave, fëmijëve, nuseve, besa edhe grave të moshuara dhe burrave. Andaj, çdo situatë e kërkon kohën e vet, ndoshta opinioni ndërkombëtar është përgatitur të na dëgjoj kur flasim. Ndoshta kanë kaluar 20 vite, dhe disa e kanë më të lehtë të flasin, ndërkaq viktimat është e vështirë t’i shtysh të flasin, sepse çdo rikujtim i ngjarjes është përsëritje e asaj që ato e kanë përjetuar. Mendoj që kurrë s’është shumë të flasim, e aq më tepër të dëshmojmë se ka ndodhur kjo”, ka thënë ajo.

Duke kujtuar atë kohë, deputetja Brovina, ka folur edhe për numrin e historive që ajo kishte dëgjuar nga viktimat e dhunuara gjatë luftës.

“Prej kohës kur ka filluar terrori në Kosovë jam marr me këto gra duke qenë edhe në terrenet e luftës. Edhe pasi kam pasur shoqatën Qendra për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës, dhe ku përpos grave të sëmura, grave shtatzëna, fëmijëve të plagosur, vinin edhe gra që ishin abuzuar gjatë luftës seksualisht. Kam edhe shënime nga këto gra, pa menduar që nesër do të jem dëshmitare, por nuk kisha mbledhur shënime të sakta, madje edhe ndërkombëtarët kur më pyesnin unë nuk mund të iu jepja shënime të sakta. Mirëpo, kur të gjithë u tërhoqën pas fillimit të bombardimeve, një organizatë shumë e fuqishme që vepronte në Kosovë, i solli me mija teste për ta identifikuar dhunimin e grave”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka treguar, se kishte një mijë histori të cilat i kishte ruajtur, dhe se mund të fliste për të gjitha ato gra.

“Unë u burgosa me 20 prill ’99, magazinën ku ishin këto teste që ka qenë në Prishtinë, e morën policia serbe. Pasi jam liruar nga burgu një shoqe e imja ishte marr me këto raste, pra Sevdije Ahmeti bashkë me UNMIK-un ka dal me një shifër që thotë se ishte 20 mijë. Nuk mund ta vërtetoj këtë shifër, por atë kohë pata menduar se mund të bëjë diçka. Së bashku me shoqet e mija i kemi marr këto shënime t’i krahasojmë, dhe pas dy javësh konstatova se kam një mijë(1000) histori të grave dhe mund të flas për rastet e mija”, është shprehur ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...