Këta janë të rrezikshmit e Kosovës që luftuan në Siri, tani në prangat e Policisë

Aktuale

Këta janë të rrezikshmit e Kosovës që luftuan në Siri, tani në prangat e Policisë

Më: 20 prill 2019 Në ora: 10:36
Vranidoll: Kampi ku janë vendosur të kthyerit nga Siria

(E plotësuar) -  Personat e kthyer mbrëmë nga Siria janë vendosur në qendrën e azilantve në Vranidoll, prej 110 personave të kthyer 74 prej tyre janë fëmijë.

Në pranga të Policisë së Kosovës, lajmi.net mëson se janë edhe katër burrat që janë cilësuar të rrëzikshëm për aktivitetin e tyre jashtë Kosovës dhe ata janë: Agon Misini, Arijan Kryeziu, Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci.

Sipas burimeve brenda policisë, thuhet se ata kanë marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Kosovës, gjë që sanksionohet me ligj.

Kujtojmë, që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Në konferencë të thirrur për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

***

Katër burrat që u kthyen mbrëmë nga zona e konflitit të Sirisë në Kosovë, vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë, sipas mediave vendore.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër persona që luftuan në Siri, u tha në konferencën e thirrur për media me rastin e kthimit të 110 personave nga zonat e konfilitit në Kosovë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se sot në orën 12:30 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Po ashtu mësohet se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Qeveria e Kosovës ka thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kthimin e kosovarëve nga Siria.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars.

***

SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.

Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e  së njejtës rrugë. I duartrokisim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

Image
Philip Kosnett

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera.

***

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se mesnatën e së premtes në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë, Ablard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas të Kosovës, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu katër fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Ndërkohë ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se është punuar disa muaj për kthimin e kosovarëve të cilët ishin në zonën e konfliktit në Siri.

Ministri Tahiri tha se kthimi i kosovarëve nga Siria është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas ministrit Tahiri, gratë dhe fëmijët të cilët janë kthyer kanë qenë viktima të mashtrimit dhe keqtrajtimit.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për tu edukuar mbi të ardhmën e tyre”, deklaroi ministri Tahiri.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Kthimi i kosovarëve nga Siri u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Të kthyerit nga Siria dërgohen në fshatin Vranidoll

Disa shtetas të Kosovës, përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer të premten mbrëma në Kosovë.

Lajmin e konfirmoi për gazetarët ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, por pa dhënë detaje se sa është numri i tyre.

Tahiri, i cili foli nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tha se hollësitë do të publikohen paraditen e së shtunës.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tonë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses dhe çdo detaj tjetër do ta merrni nesër në një konferencë në orën 10”, tha Tahiri.

Të shoqëruar nga vetura të shumta policore, të kthyerit nga Siria janë larguar nga Aeroporti "Adem Jashari" në orët e para të së shtunës, për t'u dërguar në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll, në periferi të Prishtinës.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë raportoi se në aeroport, pranë vendit ku besohej se ishin vendosur fillimisht të kthyerit nga Siria, shihej një aeroplan, në një pjesë të të cilit vërehej flamuri i Shteteve të Bashkuara.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Qeveria e Kosovës ka thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik.

Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë, ndërkohë që shumë gra dhe fëmijë kanë vazhduar të mbeten në atë zonë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në muajin shkurt, në zonën e konfliktit në Siri kanë qenë 44 gra dhe 48 fëmijë kosovarë.

Numri i luftëtarëve kosovarë që mbeten ende në zonën e konfliktit është 56, ka thënë Policia e Kosovës më 25 shkurt.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë kthimin e kosovarëve nga Siria.

Në një raport të publikuar po në muajin shkurt, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka nxjerrë në pah se qytetarët e Kosovës nuk e dëshirojnë kthimin e luftëtarëve të huaj në vend, pasi i konsiderojnë ata si shqetësim për sigurinë.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars./Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat