Thaçi kërkon mbështetje për të kthyerit nga Siria - Bota Sot
Thaçi kërkon mbështetje për të kthyerit nga Siria

Aktuale

Thaçi kërkon mbështetje për të kthyerit nga Siria

Më: 20 prill 2019 Në ora: 12:16
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, reagoi pas kthimit të mbi 100 shqiptarëve nga Siria, duke përgëzuar punën e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ai tha se tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e familjarëve dhe komunitetit për ta.

Kreu i vendit shtoi se Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera.

“Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera!”, deklaroi Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...