Drejtori i Policisë viziton fëmijët e kthyer nga Siria, iu dërgoi lodra - Bota Sot
Drejtori i Policisë viziton fëmijët e kthyer nga Siria, iu dërgoi lodra

Aktuale

Drejtori i Policisë viziton fëmijët e kthyer nga Siria, iu dërgoi lodra

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Personat e kthyer mbrëmë nga Siria janë vendosur në qendrën e azilantve në Vranidoll, prej 110 personave të kthyer 74 prej tyre janë fëmijë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë ditës i ka vizituar këta fëmijë në qendrën e azilantve në Vranidoll në komunën e Prishtinës.

Ai përveç vizitës, fëmijëve ju ka dërguar disa lodra.

Kujtojm që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Në konferecë të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...