Një intervistë e pa dëgjuar më parë e Sali Çekajt: Serbët nuk janë të pavdekshëm, me turp do ta lëshojnë Kosovën

Aktuale

Një intervistë e pa dëgjuar më parë e Sali Çekajt: Serbët nuk janë të pavdekshëm, me turp do ta lëshojnë Kosovën

Nga: N.H Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:12
Sali Çekaj

Janë bërë 20 vjet që nga rënia e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Gjeneral Çekaj ra dëshmor në betejën e Koshares më 19 prill 1999, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa, në media së fundi është duke qarkulluar një audio-regjistrim i rrallë dhe i pa dëgjuar më parë, ku heroi i madh Sali Çekaj, flet për sakrificat që nevojiten të bëhen për lirinë e vendit.

Çekaj ndër tjerash në këtë intervistë thotë se serbët nuk janë të pavdekshëm, dhe së në një të ardhme të afërt këta të fundit do ta lëshojnë Kosovën me turp.

“Pavarësisht se si do të jetë, me luftë apo me paqe, Kosova është e jona”, thotë ndër tjerash heroi Sali Çekaj në këtë audio-regjistrim.

Sali Beqir Çekaj lindi më 22 qershor 1956 Broliq-Deçan, ndërsa ra në altarin e lirisë më 19 prill 1999 Koshare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat