Pacolli: Kthimi i 110 shtetasve tanë nga Siria, lajm i madh humanitar dhe diplomatik - Bota Sot
Pacolli: Kthimi i 110 shtetasve tanë nga Siria, lajm i madh humanitar dhe diplomatik

Aktuale

Pacolli: Kthimi i 110 shtetasve tanë nga Siria, lajm i madh humanitar dhe diplomatik

Nga: A.M. Më: 20 prill 2019 Në ora: 19:16
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar kthimin e  110 shtetarëve të Kosovës nga lufta në Siri.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar kthimin e tyre si një lajm të madh humanitar, diplomatik, në fushën e sigurisë, por jo vetëm.

Postimi i plotë:

Kthimi i 110 shtetasve tanë nga Siria është një lajm i madh humanitar, diplomatik, në fushën e sigurisë, por jo vetëm. Ne kemi punuar shumë për këtë lajm dhe jemi të lumtur me këtë lajm. Problemi më i madh është çka tash? Ne do të punojmë urgjentisht me një program riintegrimi njëjtë sikur ata që kanë varësi nga droga: drogë e fortë është propaganda e ekstremizmit. Familjet duhet të mbështeten fuqishëm edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Ata që ishin në front duhet të analizohen dhe të mbahen në mbikqyrje ligjore. Ne nuk kemi luksin as me lejuar qarkullimin e lirë të kriminelëve potencialë, helmimin e rinisë sonë prej tyre, por as hedhjen në kosh të dhjetra jetëve njerëzore, viktima të një propagande globale shumë dinake!  Kosova duhet të shndërrohet në shembull për adresimin e këtij problemi! Ne duhet më në fund të analizojmë pse ndodhi ajo që ndodhi, gabimet tona si shtet, ato të miqve tanë, të edu kimit të familjeve, në raportin e shtetit me fenë! Kurrsesi nuk duhet të na ndodhë më ajo që ndodhi! Kosova nuk duhet ta humbë boshtin perëndimor të përparimit të saj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...