Myftiu Tërnava uron Pashkët - Bota Sot
Myftiu Tërnava uron Pashkët

Aktuale

Myftiu Tërnava uron Pashkët

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:29
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e festës së Pashkëve, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit katolik, duke thënë se festat fetar gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur.

Ai ka uruar që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.

....................

Ipeshkëvit të Kosovës, Dodë Gjergjit,

MESAZH URIMI

I nderuari ipeshkëv Dodë Gjergji,

I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit.

Zotni Ipeshkëv,  te populli ynë festat fetar gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar një trashëgimi të pasuar që për zanafillë ka  respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë, themele këto mbi të cilat kemi ngjitur harmoninë  e mirëkuptimin ndërfetarë që tani më janë vlera e dalluese të popullit tonë.

Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.

I nderuari ipeshkëv Gjergji!

Duke ju përshëndetur vëllazërisht  edhe njëherë ju uroj Juve, i nderur Ipeshkëv, dhe gjithë besimtarët e krishterë, urime Pashkët, paqe, lumturi, harmone dhe begati paçi në familjet tuaja..

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Naim  Tërnava.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...