Shpend Ahmeti harron traditën, s’bëhet pjesë e protestave të Vetëvendosjes - Bota Sot
Shpend Ahmeti harron traditën, s’bëhet pjesë e protestave të Vetëvendosjes

Aktuale

Shpend Ahmeti harron traditën, s’bëhet pjesë e protestave të Vetëvendosjes

Më: 21 prill 2019 Në ora: 15:27
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti sa ishte në Vetëvendosjes dilte i pari në protesta. Madje në një të tillë ai edhe ishte arrestuar. Tash, partia e tij e re, PSD, ka vendosur të mos jetë pjesë e protestave që i organizon Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot ka paralajmëruar protestë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit. Ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë të cilën e ka quajtur paqësore, e që do të mbahet të premten e 26 prillit.

Thirrjes së Kurtit për protestë, nuk do t’i bashkohet edhe partia e Shpend Ahmetit. PSD’ja e ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohen VV’së për të protestuar.

“Nuk marrim pjesë”, ka thënë Natyra Kuqi, Zëdhënëse e PSD’së.

Në paralajmërimin për protestën e 26 prillit, Kurti ka thënë se Kryeprokuorori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po heshtë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këtë protestë po e thërrasim si qytetarë të brengosur…. çlirimin nga Serbia duhet t’ia bashkëngjisim edhe çlirimin nga krimi dhe korrupsioni. Prokuroria e Shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës, as krimet e paqes. Kryeprokurori po u frikësohet Presidentit, Kryeministrit e Kryeparlamentarit. Aleksandër Lumezi i druhet secili pushtetar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë Lumezi është i shantazhuar dhe frikacak.

“Me kësi lepurushash nuk bëhet shteti. Andaj, të premten, pesë minuta para orës 12, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve të dalin para Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Kurti.

Protesta pritet të zhvillohet në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj” ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë së Shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...