Bëri bashkë Haradinajn e Veselin, flet Pal Lekaj

Aktuale

Bëri bashkë Haradinajn e Veselin, flet Pal Lekaj

Nga: N.H Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:32
Pamje nga takimi

Për festën e Pashkëve, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë ngrënë darkë së bashku në shtëpinë e Ministrit Pal Lekaj. Konaku i tij ka shërbyer disa herë në Qeverinë Haradinaj si vatër e pajtimit sa herë që liderët kanë acaruar raportet mes vete.

Lekaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falënderuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj për këtë vizit.

Ai gjithashtu ka thënë se, “festat kanë hijeshi edhe më shumë kur je i rrethuar me miq”.

“Festat kanë hijeshi edhe më shumë kur je i rrethuar me miq. Falemnderit për respektin kryeparlamentar Kadri Veseli dhe kryeministër Ramush Haradinaj! Për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Lekaj.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat