Gazetari pro rus: Lajmerohet sërish duke provokuar Haradinajn

Aktuale

Gazetari pro rus: Lajmerohet sërish duke provokuar Haradinajn

Më: 21 prill 2019 Në ora: 18:49
Ramush Haradinaj

Gazetari britanik, Graham William Philips, ditë më parë e quajti Kosovën shtet i dështuar e UÇK’në organizatë terrioriste. Së fundi, ai është lajmëruar sërish, duke e provokuar kryeministrin Haradinaj.

Deklaratat e Philips ngjallën reagime të shumëta, si nga populli i Kosovës ashtu edhe nga insitucionet e vendit.

Madje, ka qenë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë mori vendim për ta shpallur atë person ‘Non Grata’.

Ndonëse u morën edhe masa të tjera duke tentuar t’ia bllokojnë llogarinë personale në Facebook, një gjë e tillë nuk u bë dhe ai po vazhdon fushatën e tij kundër Kosovës.

Ai është lajmëruar sërish me një fotografi, përmes së cilës, e ka provokuar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

“Faqja ime është për lajme. Kështu që nuk kam mundur t’iu jap një pamje të intelegjencës së kryeministrit të Kosova, Ramush Haradinaj. Veç ta dini”, ka shkruar ai në Facebook.

E përveç mesazheve kundër Kosovës, ai e shpreh haptas qëndrimin e  tij pro politikave ruse dhe serbe, me stile të nivelit jo aq intelegjent, sa edhe humori i tij.

Kujtojmë se Philips është zbuluar si njeri i Rusisë, madje shumë e kanë quajtur edhe si spiun i këtij vendi.  Ai në vitin 2014, kishte xhiruar me dronë forcat ukrainase ia dërgoi ushtrisë ruse, për ç’arsye edhe ishte larguar nga shteti me arsyen se e ka rrezikuar sigurinë e vendit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat