Ish- ambasadori: Pikërisht SHBA-ja dhe Kosova sekulare, i shpëtuan më shumë se 100 shqiptarë nga Kosova që ishin në Siri - Bota Sot
Ish- ambasadori: Pikërisht SHBA-ja dhe Kosova sekulare, i shpëtuan më shumë se 100 shqiptarë nga Kosova që ishin në Siri

Aktuale

Ish- ambasadori: Pikërisht SHBA-ja dhe Kosova sekulare, i shpëtuan më shumë se 100 shqiptarë nga Kosova që ishin në Siri

Më: 21 prill 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka reaguar pas kthimit në Kosovë të më shumë se 100 personave që ishin në Siri.

Ai në një shënim në Facebook tha se ishin pikërisht SHBA- ja dhe Kosova sekulare, me të cilët ata ishin në armiqësi ideologjike, i shpëtuan nga ferri i kampeve siriane.

Reagimi i plotë:

Kthimi nga Siria ne Kosove me ndihmen e SHBA-ve i mbi 100 grave dhe femijeve, si dhe kater anetareve me gjase te ISIS, duhet te jete lekcion per gjithe simpatizantet eventual te radikalizmit islamik ne vendin tone.

Pikerisht, SHBA-ja dhe Kosova sekulare, me te cilet ata ishin ne armiqesi ideologjike, i shpetuan nga ferri i kampeve ne Sirine tanime pothuajse te shkaterruar.

Rehabilitimi dhe kthimi i tyre ne jete normale nuk do te jete i lehte, pasi traumat qe i kane pesuar, dhe ate sidomos femijet, do te duhet kohe qe te trajtohen.

Ndersa, grate – nenat kthyera, te cilat veshtire se mund te imagjinojme se cfare kane perjetuar, duhet ta dijne qe femijet e tyre veshtire se do te hyjne ne jete normale, nese vazhdojne te jetojne te veshura ne burka, dhe me vetedije ta vecojne veten nga shumica absolute e shoqerise kosovare.

Keto gra-nena duhet ta dine edhe nje gje, dhe ate qe ato i kane tani borxh SHBA-ve dhe Kosoves qe ju shpetuan jetet atyre dhe femijeve te tyre.

Falenderimi me i madh i ketyre grave-nena do te duhej te ishte largimi nga radikalizmi islam qe ishte frymezim per shkuarjen ne SIri, dhe kjo eshte parakusht per ndertimin e nje jete normale te femijeve te tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...