Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:28
Ndertesa e Qeverise se Kosoves

Këto janë ngjaryet kryesore për ditën e sotme në vend.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet:

-Pastrimi i Fushës së Pajtimit dhe mbjellja e drunjve së bashku me “Miqtë e Tokës” në koordinim me Let’s Do It Kosova. (Ora 10.00-16.00)

Mbjellja e drunjve në lokacione të ndryshme të qytetit: 10:00 “Fusha e Pajtimit”  11:00 Rr. Fadil Vata, mbi Fakultetin Teknik 12:00 Këndi Finlandez (Ish Selia e Presidentit Rugova, mbrapa stadiumit, afër çerdhes) 12:40 Oborri i SHFMU “Dardania”  13:20 Ulpiane, rr. 17 Shkurti, afër kopshtit Fatosat)  14:30 Ulpiane, parkingu mbrapa banesave të Lesnas)

Shpallja e fituesve për garën në veprën më të mirë të artit me materiale ricikluese në koordinim me organizatën Green Art Center. (Shkolla e Gjelbër, ora 14.00-16.00)

Organizata studentore Reforma organizon aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të UP-së. (Ora 11.00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës do të bëhet mbjellja e fidanëve në varrezat e martirëve në Çabrat. (Ora 11.00)

Banorët e lagjeve rreth Parkut Memorial në mes të Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Bregut të Diellit, si dhe banorë të gjithë Prishtinës, me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojnë një tubim paqësor në mbrojtje të Parkut. (Ora 14.15). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat