Policia deklarohet pas pyetjeve nëse vrasësi kishte armë pa leje edhe në të kaluarën

Aktuale

Policia deklarohet pas pyetjeve nëse vrasësi kishte armë pa leje edhe në të kaluarën

Më: 22 prill 2019 Në ora: 16:36
Baki Kelani

Pas vrasjes së trefishtë e cila ndodhi sot rreth orës 13:00 në lagjen Dardania në Prishtinë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka dhënë detajet lidhur me ngjarjes e cila tronditi kryeqytetin.

Kelani nga vendi i ngjarjes tha se policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Vrasje”, ka thënë Kelani.

Kelani shtoi se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

“Nga informacionet që i kemi kërkuar bëhet fjalë se fillimisht i dyshuari e ka vrarë gruan e tij e më pas rejën e tij dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Mbetet të verifikohet pas mbledhjes së të gjitha informacioneve të para. Të gjitha detajet edhe nga rastet e tjera që mund të jenë përfshirë këta persona janë në proces të verifikimit nga Policia e Kosovës dhe do të bëhen të ditura”, ka theksuar Kelani.

Zëdhënësi i Policisë është pyetur edhe për raportimet se dorasi kishte armë pa leje.

“Të gjitha detajet qofshin ato të rasteve të tjera, janë në proces të verifikimit nga ana e policisë së Kosovës dhe të gjitha këto do të bëhen të ditura më pas”, ka deklaroi ai.

Ndryshe, viktimat janë të moshave të ndryshme. Dorasi Hasan Krasniqi kishte 61 vjet, gruja Hysnije 60 vjet dhe reja Remzie 28 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat