Thaçi edhe një herë ftohet të raportojë për dëbimin e shtetasve turq

Aktuale

Thaçi edhe një herë ftohet të raportojë për dëbimin e shtetasve turq

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:48
Hashim Thaçi dhe të dëbuarit

Komisioni hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, i ka bërë ftesë për të katërtën herë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për të raportuar para komisionit për atë se çka dinte për prapavijën e 29 marsit kur gjashtë persona u arrestuan dhunshëm për t’u deportuar më vonë për në Turqi.

Media mëson se komisioni do të mblidhet nesër, ndërkaq, presidenti Thaçi është ftuar të raportojë në orën 13:00 para deputetëve.

Kjo nuk është e para herë që komisioni ka ftuar presidentin, teksa ky i fundit ka injoruar të gjitha thirrjet e tyre duke mos folur asnjë herë se çka dinte për rastin.

Media ndërkaq mëson se ende nuk kanë konfirmim deputetët nëse Thaçi do të përgjigjet ose jo.

Ndërkohë, ditë më parë Kuvendi i Kosovës, mori vendim që Komisionit hetimor për rastin “Gylenistët”, të ju vazhdohet mandati edhe për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat