Selimi: 20 vite kur Serbia ka ikur nga ky vend ende të zë syri targa të kohës së Serbisë me çirilicë

Aktuale

Selimi: 20 vite kur Serbia ka ikur nga ky vend ende të zë syri targa të kohës së Serbisë me çirilicë

Nga: Z.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:10
Rexhep Selimin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, ka thënë se edhe pse kanë kaluar 20 vite që kur Serbia ka ikur nga ky vend ende të zë syri nëpër disa mjete bujqësore, targa të kohës së Serbisë me çirilicë, përcjell “Bota sot:.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar se, është e quditshme se si nuk ua vret syrin sëpaku si imazh që kujton Serbin.

Postimi i plotë:

Edhe pse kane kaluar 20 vite qe kur ka ikur Serbia nga ky vend, ende te ze syri neper disa mjete bujqesore, targat te kohes se Serbise me çirilicë ne qarkullim neper rruget tona, siç eshte ky qe e hasa sot ne Matiqan - Prishtine. Per fat te keq hasim shume raste te tilla neper rruget e Kosoves. Madje ka pasur rast edhe qe i kam pyetur se perse i mban keto targa ne traktor, zakonisht me vjen nje pergjigje e pakuptimte "nuk e di, kane mbete qashtu".

Eshte e quditshme se si nuk ua vret syrin sepaku si imazh qe kujton Serbine pushtuese, e per me teper eshte e pakuptueshme se si i lejon Policia e Kosoves targa ilegale ne qarkullimin rrugor.
Keto targa nuk duhet te qarkullojne me ne Kosove. Ato jane edhe te pa nevojshme por edhe ilegale, e mbi te gjitha neveritese.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat