Aliu: Institucionet dështuan, policia ishte e informuar për dhunën e shkaktuar nga 61 vjeçari

Aktuale

Aliu: Institucionet dështuan, policia ishte e informuar për dhunën e shkaktuar nga 61 vjeçari

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:19
Luljeta Aliu

Aktivistja Luljeta Aliu e ka quajtur ‘dështim të drejtësisë’ humbjen e tre jetëve ditën e sotme në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Thotë se policia ishte lajmëruar disa herë për dhunën që kishte shkaktuar dorasi, 61 vjeçar, i cili sot vrau gruan, nusen e djalit dhe në fund veten.

“Dhuna në familje është tragjike. Më shqetësuese është se po flitet për dështim të institucioneve për vetë faktin se familjarët thanë se e kishin lajmëruar rastin disa herë në polici”, tha Aliu në emisionin ‘Pressing’.

“Llogaridhënia është një prej problemeve kyçe në institucionet tona’, shtoi ajo.

Hasan Krasniqi 61-vjeçar vrau sot gruan e tij, Hysnije Krasniqi 60 vjeçare dhe nusen e djalit, Remzie Krasniqin, 27 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat