Kryeministri Haradinaj i pikëlluar nga vdekja tragjike e Visar Behramit, kërkon të dalin para drejtësisë shkaktarët e incidentit

Aktuale

Kryeministri Haradinaj i pikëlluar nga vdekja tragjike e Visar Behramit, kërkon të dalin para drejtësisë shkaktarët e incidentit

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2019 Në ora: 08:21
Visar Behrami

Gjatë ditë së hënë ka mbetur i vdekur Visar Behrami 27 vjeçar, pas shembjes së një pjesë të ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë.

Pas kësaj ngjarje tragjike, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet relevante që të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Behrami.

“I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij”, shkruan Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, në Mitrovicë, dita e martë është shpallur ditë zie nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat