Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria ka miratuar Koncept Dokumentin për Arkivat e Kosovës

Aktuale

Pas propozimit të ministrit Gashi, Qeveria ka miratuar Koncept Dokumentin për Arkivat e Kosovës

Nga: Z.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 10:13
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se është miratuar Koncept Dokumentin për Arkivat e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se, pas propozimit tim, Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Arkivat e Kosovës.

Tutje Gashi shton se njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik.

Postimi i plotë:

Pas propozimit tim, Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Arkivat e Kosovës, dokument ky i cili ka për synim zhvillimin e politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore, digjitalizimin e dokumenteve etj.

Njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, e posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit. KG
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat