Vetëvendosje nisë mobilizimin kundër Lumezit: Lepur ik!

Aktuale

Vetëvendosje nisë mobilizimin kundër Lumezit: Lepur ik!

Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:59
Vetëvendosje nisë mobilizimin kundër Lumezit: Lepur ik!

Pas një kohe të gjatë, duket se Lëvizja Vetëvendosje do t’iu kthehet protestave. Një të dillë do të mbajnë këtë të premte kundër kryeprokurorit Aleksander Lumezi, ku do të kërkojnë edhe largimin e tij.

Sipas partisë së Kurtit, Lumezi nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe qeveritarët e korruptuar

Në njoftimin zyrtar të tyre thuhet se protesta do të mbahet këtë të premte duke filluar në orën 11:55.

“Ai nuk e ka bërë punën kundër kriminelëve. Nuk ka ngritur akuzat e duhura, as për mafiozët, as për dhunuesit seksualë, as për qeveritarët e korruptuar. Prandaj kriminelët falë tij janë të lirë, madje të fuqishëm”, thuhet në njoftim.

Kjo protestë do të jetë paqësore, dhe thuhet që do të kërkojnë largimin e një kryeprokurori i cili merr 7 rroga por që punën e vetë nuk e bën si duhet.

“Mblidhemi për protestë paqësore e qytetare të premten, në orën 11:55, të kërkojmë largimin e kryeprokurorit që nuk e bën punën e vet, por i merr shtatë rroga” përfundon njoftimi.

Partia e Kurtit aktualisht është duke organizuar edhe takime me qytetarë nëpër të gjithë qytetet e Kosovës, si mobilizim për një protestë të mundshme kundër Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Në këtë protestë ende nuk dihet nëse do të bashkohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi zyrtar të saj, kanë thënë që nuk i bëhen bisht partisë së Kurtit.

Pjesë në protestë nuk do të marrin as nga partia e Shpend Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat