Dëbimi i shtetasve turq, Thaçi raporton të premten para Komisionit hetimor

Aktuale

Dëbimi i shtetasve turq, Thaçi raporton të premten para Komisionit hetimor

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:18
Mbledhja e Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq

(E plotësuar) - Për herë të katërt me radhë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka ardhur para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Kështu, komisioni u pajtua që intervistimi i presidentit të bëhet këtë të premte.

Po ashtu, me propozim të kryetarit të këtij komisioni, Xhelal Sveçla, u mor vendim që të ftohen për ri-intervistim ish-drejtori i AKI-s, Driton Gashi, ai i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe 2 zyrtarë të tjerë të AKI-së të përfshirë në deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Kërkesën e tij për riinvestimin e dy ish-drejtorëve, atij të AKI-s dhe të Policisë, Sveçla tha se e mbështet mbi deklaratat e tyre të cilat kanë rezultuar të jenë kundërthënëse.

Sveçla: Zyra e Presidentit kërkon që raportimi i Thaçit të shtyhet për të premten

“Zyra e Presidencës njofton se me keqardhje presidenti nuk mund t'i përgjigjet ftesës së komisionit për intervistim sot më 23 prill, prandaj me mirëkuptim kërkojmë që kjo të organizohet më 26 prill. Unë jam që të plotësojmë këtë kërkesë edhe pse të vonshme të presidencës. Në një nga mbledhjet e ardhshme, më konkretisht më 3 maj, të thërrasim për riintervistim ish-drejtorin e AKI-s, Driton Gashin dhe ish-drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin, tash drejtor të AKI-s, si dhe të thërrasim për herë të parë për intervistim dy zyrtarë të AKI-s ”, tha ai.

Derisa mbledhja vazhdonte, deputetët diskutuan edhe për kredibilitetin e këtij komisioni dhe draft-raportin e hartuar lidhur me këtë çështje.

Teksa kanë komentuar edhe mungesën e presidentit Hashim Thaçi për t'iu përgjigjur ftesës për të raportuar aty, ku në përgjithësi u shprehën pro asaj që të respektohet kërkesa e presidentit që kjo të ndodhë më 26 prill.

Deputeti Muharrem Nitaj foli për draft-raportin e komisionit. Sipas tij, raporti mund të plotësohet pas raportimit të presidentit Thaçi para këtij komisioni.

Sipas tij, qëllimi i raportit nuk është që të marrë dhenë, as propaganda, por që të ndriçohet fati i shtetasve turq.

Nitaj: Presidenti mund të na japë informacione që ndikojnë në raportin përfundimtar

“Nëse presidenti i vendit, z. Thaçi ka shprehur gatishmërinë që të raportojë para komisionit parlamentar në datën e caktuar, mendoj që nuk duhet ta pengojmë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Çështja ka qenë e lidhur, për fatin e keq edhe me emra të përveçëm që janë në kupolën e shtetit dhe ndoshta presidenti i vendit mund të na japë informacione që do të ndikojnë në prodhimin e një raporti përfundimtar”, tha Nitaj.

Deputeti nga radhët e LDK-sw, Anton Quni u shpreh se është mirë që mandati i komisionit është vazhduar edhe për një kohë të caktuar, duke thënë se është mirë që presidenti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

Quni: Presim që nga presidenti të mësojmë se kush e ka marrë vendimin për deportimin e shtetasve turq

“Po shpresojmë se në takimin, të cilin  do ta zhvillojmë me presidentin, do e kuptojmë se pse AKI-ja ka ndërmarrë këtë operacion. A ka qenë operacion që ëhstë ndërmarrë nga vet AKI-ja apo nga ndonjë autoritet më i lartë”, u shpreh Quni.

Kurse deputeti nga radhët e PDK-s, Hajdar Beqa, tha se anëtarët e këtij komisioni e kanë humb kredibilitetin e tyre duke vepruar edhe jashtëligjshëm.

Beqa: E kemi humbë kredibilitetin si anëtarë të komisionit

“Për mendim temin, ne kemi humbë kredibilitetin si anëtarë të komisionit. Nuk e kemi respektuar ligjin për hetim parlamentar, kemi qitë informata jashtë komisionit, që nuk është dashtë i qitë sepse janë konfidenciale”, tha Beqa.

Edhe bashkëpartiakja e tij, Ganimete Musliu, tha se Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq, ka vepruar jashtëligjshëm. Teksa bëri të ditur se tash e mbas do të ndjekë heshturazi mbledhjet e këtij komisioni, duke mos marrë pjesë në asnjë nga diskutimet.

Sipas saj, në Kosovë po krijohet një precedent, pasi komisioni po shkon pas raportit të prokurorit.

Musliu: Nuk do të diskutoj në komisionin që po vepron jashtëligjshëm

“Unë personalisht, do ta ruajë të drejtën time për me fol për punën e komisionit vetëm në seancën parlamentare, nëse do të arrijmë që të dërgojmë një raport për diskutim në seancën parlamentare. Deri atëherë, unë nuk pranoj të jem në një komision, i cili jashtëligjshëm vepron, pasi deshtëm apo nuk deshtëm, i kemi shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat për punën e këtij komisioni”, tha ajo.

Kështu, deputeti nga radhët e LDK-s, Driton Selmanaj, është shprehur pro datës 26 prill, përkundër asaj që sipas tij, deri më tash presidenti Thaçi nuk i është përgjigjur ftesës së komisionit, pasi vlerëson se ky i fundit është një nga dëshmitarët kyç.

Ai pati vërejtje për anëtarët e komisionit, ku tha se ky komision nuk e ka kredibilitietin, pasi sipas tij deputetët nga pozita kanë penguar punën e komisionit.

Selmanaj: Deputetët e pozitës kanë penguar punën e komisionit

“Ky komision është penguar dhe s’ka arritur me kry punën si rezultat i mungesave që kemi pasur si rezultat i pengesave që kemi pasur nga ju si deputetë të koalicionit qeverisës...PËrkundër që asnjëherë nuk ka marrë kurajon të përgjigjet, dhe tash i ka ra ndërmend të na përgjigjet dhe tahs en duhet t’i përgjigjemi agjendës së tij, por megjithatë në funksion të qëllimit tonë të përbashkët për me e zbardhë këtë rast, atëherë unë pajtohem që me datën 26 ta kemi dëshmitarin kyç”, u shpreh ai.

Këtu reagoi deputeti Nitaj, i cili tha se është mirë që deputeti i tij parafolës të flas me emra dhe mbiemra.

Edhe deputeti Hajdar Beqa kundërshtoi deklaratën e deputetit Selmanaj, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe për këtë u shpreh se dëshmojnë transkriptat. Sipas tij, opozita shpesh e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen për shkak të datave të mbledhjeve.

Beqa: Nuk mundem me marrë përgjegjësi për paaftësinë e z.Selmani

“Nuk mundem me marrë përgjegjësi për paaftësinë e z.Selmani për ta menaxhuar komisionin. Nëse e marrim transkriptën ky në çdo mbledhje ka thënë: ‘jam jurist i mirë dhe e kuptoj’, por nuk mundem me ia interpretu ligjin, është mirë me e lexu ligjin. Nuk e ka respektuar gati në çdo mbledhje nenin 12, ku i ka mbajt mbledhjet pa kuorum... Kemi pas raste kur kemi mbajtë seanca ku opozita për çështje politike nuk ka dashtë me marrë pjesë në seancë, kanë thirrë në të njëjtën kohë komision. Për mu primare është seanca”, tha ai.

E, Selmanaj shprehi gatishmëri të ballafaqohet, në rast se gjendet ndonjë nen ku e ka shkelur ligjin.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, tha se ka pasur pengesa nga disa deputetë të caktuar, të cilët sipas tij, kanë mundur të veprojnë ashtu për shkak të politikave.

Ndërsa sa i përket draft-raportit, Kurteshi tha se komisioni ka bërë një punë shumë të mirë.

Sipas tij, ka pasur pengesa, por sipas tij, ka për të ngjarë që raporti i komisionit të trajtohet si një përmbajtje shumë e vlefshme por që mund të mos marrë votën politike.

Ndërsa për Frashër Krasniqin nga PSD, publikimi i raportit para se të merret në komision, është i ngutshëm po aq sa është pozicion problematik refuzimi i raportit të ekspertit.

Ndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, më 26 prill në ora 13 do të pres në intervistim presidentin Hashim Thaçi dhe më 3 maj do të intervistojë 4 zyrtarë të tjerë të AKI-s.

Shpend Maxhuni dhe Driton Gashi do të rintervistohen nga komisioni hetimor për shtetasit turq

Në mbledhjen e komisionit parlamentar hetimor për deportimin e shtesave turq është marrë vendim që të rintervisohen drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Ky vendim erdhi pasi që kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla tha se Gashi dhe Maxhuni kanë dhënë deklarata kontradiktore në mandatin e kaluar të komisionit.

“Me 3 maj do t’i thërrasim në raportim dhe do të ishte mirë të ftohen për intervistim edhe dy zyrtarë të AKI-së, të cilët kishin marrë pjesë në deportimin e shtetasve turq, e që nuk janë ftuar asnjëherë deri më tash për raportim në komision”, tha Sveçla.

Po ashtu në mbledhje pati përplasje mes deputetëve të opozitës në lidhje agjendën e rë të komisionit, ndërsa për disa prej tyre, ky komision ka bërë punë të jashtëligjshme.

Deputeti i AAK-së në këtë komision, Muharrem Nitaj tha se raporti i ekspertit amerikan nuk është dashur të dorëzohet në prokurori në emër të komisionit.

“Kam një shqetësim se draft-raporti pa e marrë votën e anëtarëve të komisionit është shfrytëzuar nga Selmanaj dhe Sveçla dhe është dërguar në prokurorinë e shtetit po s’është dashur të dërgohet në emëer të komisionit tonë”, tha ai.

E për këtë replikë pati, Driton  Selmanaj nga LDK që tha se anëtarët e pozitës e kanë penguar punën e komisionit në mandatin e kaluar.

“Nuk ka shkuar në prokurori në emër të komisionit por si anëtar të komisionit e kemi dërguar. Punën e këtij komisionin e keni penguar ju dhe kjo ndoshta ishte edhe skenar e bërë nga ju, por megjithatë është qasja juaj politike. Nëse edhe kësaj radhe keni përpjekje me ndalu punën e komisionit po ju themë që e keni të pamundur”, tha Selmanaj.

Nitaj reagoi ndaj deklaratave të Selmanajt dhe tha se “nuk është mirë që të flasësh me emra të përveçëm por me emra konkretë dhe jo me grup”.

Kurse deputeti Hajdar Beqa nga PDK tha se në këtë komision nuk është respektuar ligji për kuorum pothuajse asnjëherë, teksa shtoi se opozita shpesh e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen për shkak të datave të mbledhjeve.

“Nuk mundem me marrë përgjegjësi për paaftësinë e z.Selmani. Nuk mundem me ia interpretu ligjin. Nuk e ka respektuar gati në çdo mbledhje nenin për kuorum ku ky i ka mbajt mbledhjet pa kuorum. Kemi pas raste kur kemi mbajt seanca ku opozita nuk ka dashtë me marrë pjesë e kanë thirr komision. Për mu primare është seanca”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk do të jetë më pjesë aktive e këtij komisioni, pasi e quajti punën e tij të jashtëligjshme.

Çdo minutë kohë që e humbim ne në këtë komision është minutë e humbur në drejtësi.  Unë nuk pranoj të jem në një komision të jashtëligjshëm sepse i kemi shkelë të gjitha ligjet. Nuk do diskutoj më për materialet që vijnë. Unë konsideroj se e kemi shkelë ligjin me këtë komision dhe nuk dëshiroj të bëj punë të paligjshme. Unë do marrë pjesë në çdo mbledhje për korrektësi, por do marrë pjesë në heshtje, pa votuar dhe pa diskutuar”, tha ajo.

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, tha se komisionin po mundohen ta degradojnë.

“Misioni që ka pasë ky komision është bërë përpjekje të degradohet deri në fund. E votoi ky komision apo jo, e votoi seanca apo jo, s’ka rëndësi. Por e vërteta me shkeljet e dokumentuara ka dalë në publik. Ne po e humbim vlerën që e ka një Kuvend në bazë të Kushtetutës. Fatkeqësia është se ne edhe për të drejtat themelore të njeriut jemi të gatshëm me përdorë politikë sepse ky raport e ka marrë dhenë”, tha Kurteshi.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar nga deputetët që të flasin me dëshmi se ku ka shkelë ligjin për të cilin ka shpreh gatishmëri të ballafaqohet.

“Ne e pranuam kërkesën tuaj dhe në mbledhjen e radhës keni thënë që po bëjmë kërkesë për mandat shtesë, por keni thënë se ky komision ka dështu. Unë po e shtroj pyetjen, pse mandati shtesë ka ardhë në seancë pasi na ka rrëzu një herë. Ma thoni një nen të vetëm ku unë e kam shkelë ligjin, më tregoni jam i gatshëm të ballafaqohem”, tha ai.

Në komision ishte paraparë që të raportojë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka kërkuar që të shtyhet për 26 prill.

Kjo është hera e katërt që Presidenti nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës për raportim në këtë komision.

 

Dëbimi i shtetasve turq, Thaçi nuk vjen në komisionin hetimor

 

Për herë të katërt me radhë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka ardhur para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar një datë tjetër të intervistimit.

"Zyra e Presidencës ka kontaktuar me ne dhe ka kërkuar që të shtyjmë për një datë tjetër intervistimin e presidentit Thaçi. Zyra e Presidencës thotë se me keqardhje presidenti nuk mund t'i përgjigjet komisionit më 23 prill, me mirëkuptim kjo të caktohet më 26 prill. Unë jam që të plotësohet kjo kërkesë edhe pse e vonuar", tha ai.

Komisioni Hetimor Parlamentar po mban mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq. I ftuar për tu intervistuar lidhur me këtë çështje është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat