Thaçi: Në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm

Aktuale

Thaçi: Në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm

Nga: Z.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën e Komunitetit Turk, iu ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të tyre, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur se integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën e Komunitetit Turk, shpreh mirënjohje time për kontributin e vazhdueshëm të tyre në të gjitha fazat e shtetndërtimit, forcimit të institucioneve, bashkëjetesës dhe besimit në shtetin e Kosovës. Integrimi i tyre është shembulli më i mirë se Republika e Kosovës është atdhe i të gjithë qytetarëve saj. Përmes komunitetit turk në Kosovë, ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë edhe më tej marrëdhënie strategjike me Turqinë. Urime të gjithëve! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat