Sylejman Selimi emërohet ambasador i Kosovës në Shqipëri

Aktuale

Sylejman Selimi emërohet ambasador i Kosovës në Shqipëri

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:53
Sylejman Selimi

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi pritet të rikthehet në pozitën që e kishte para arrestimit.

Burime bëjnë të ditur se gjenerali Selimi është emëruar Ambasador i Kosovës në Tiranë.

Media ka tentuar të flas me zotit Selimi, por ai ka qenë i pa kapshëm në telefon.

Deri më tash, i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka qenë, Sylë Ukshini.

Më 25 janar të këtij viti, paneli për lirim me kusht e kishte liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Avokati i tij, Tomë Gashi kishte konfirmuar se Paneli i themeluar nga Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për lirimin me kusht të Selimit.

“Pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vjet dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi”, tha Gashi.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë./Ballkani.info

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat