Haradinaj flet për takimin e Berlinit - Bota Sot
Haradinaj flet për takimin e Berlinit

Aktuale

Haradinaj flet për takimin e Berlinit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur konferencë për medie.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për takimin e 29 prillit në Berlin.

Haradinaj ka thënë se së pari për Kosovën është e rëndësishme që është pjesë e këtyre gjashtë shteteve që janë ftuar në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“E rëndësishme është që Kosova është pjesë e 6 vendeve të Ballkanit, për shkak se kjo nuk lejon që njëri nga këto vende të Ballkanit të ngecë. Është me rëndësi që Kosova është thirr nga Merkel dhe Macron dhe atje do të jenë edhe delegacion i BE-së e Komisionit Evropian”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

I pyetur nëse ai do t’i thotë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në lidhje me qëndrimin e tij për dialogun apo që do të kërkoj që Mogherini të mos e udhëheq më dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj ka thënë se nuk është kundër Mogherinit, por kundër devijimit të dialogut.

“…… Qëndrimet e mia dhe të Kosovës besoj i dini dhe nuk ka ndonjë ndryshim. Ne nuk kemi qenë kundër të Mogherini ta udhëheq dialogun, por ajo që kemi qenë kundër ka qenë devijimi i procesit të dialogut. Pra nuk ka të bëj me procesin por me materien, pra s’ka të bëj me zonjën Mogherini”, deklaroi Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...