Vasfije Krasniqi-Goodman mbjell pemë në kujtim të viktimave të dhunës seksuale, ka një mesazh të veçantë

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman mbjell pemë në kujtim të viktimave të dhunës seksuale, ka një mesazh të veçantë

Nga: Z.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:46
Foto

Vasfije Krasniqi ka mbjellur sot një pemë në shenjë përkujtimi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se, unë shpresoj se forca dhe guximi ynë te rritet sikur qe rritet kjo pemë

Pemën ajo e mbolli në parkun “Heroinat” duke nominuar që të njëjtin veprim ta bëjnë edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetarja e komisionit për Njohjen dhe Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj, si dhe ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skëndër Reçica

Postimi i plotë:

Në kujtim të të mbijetuarve dhe viktimave të dhunes sexuale gjatë luftes në Kosov, ne mbjellem një pemë në Parkun Heroinat. Unë shpresoj se forca dhe guximi ynë te rritet sikur qe rritet kjo pemë
#Pemaeshpreses
Unë i naminoj:

1.Kryeprokurori i shtetit Alexander Lumezi
2.Minire Begaj Kryetare e komisionit per njohjejn dhe verifimin e vitimave te dhunes seksuale
3.Mistri per punë dhe mireqenje sociale Skender Reqica
4. QPDG-Kadire Tahiraj

#Mbjellnjëpemë
#AlexanderLumezi
#MinieeBregah
#SkenderReqica
#KadireTahiri

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat