Komuna e Preshevës për më pak se tre javë "ha" afër dy mijë euro, në një restorant të vetëm të Preshevës - Bota Sot
Komuna e Preshevës për më pak se tre javë "ha" afër dy mijë euro, në një restorant të vetëm të Preshevës

Aktuale

Komuna e Preshevës për më pak se tre javë "ha" afër dy mijë euro, në një restorant të vetëm të Preshevës

Më: 23 prill 2019 Në ora: 16:30
Shqiprim Arifi

Me kërkesë të këshilltarët të komunal të Preshevës, Rinor Krasniqi, Komuna e Preshevës i ka paraqituri shpenzimet, nga të cilat shifet se si Komuna e Preshevës, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi, ka shpenzuar për më pak se tre javë rreth 200 mijë dinarë (afro 2 mijë eurove), në vetëm një restoran në Preshevë, për darka e dreka të zyrtarëve komunal, njofton portali "LuginaLajm".

Keto shpenzime marramendëse për një komunë rë varfur si Presheva, i ka publikuar Partia Për Veprim Demokratiktë cilën Alternativa për Ndryshim në Preshevë e Bujanoc, e akuzuan për një faturë për 5 mijë dinarë (rreth 40 euro), të cilën vet e kishte paguar Administrata e PVD-së, ndërsa gabimisht shkoi në Administratën komunale të Preshevës.

“E vërteta po del se nëse diçka rrezikon ta bllokojë buxhetin komunal të Preshevës, ato janë harxhimet astronomike të kryetarit të komunës së Preshevës dhe udhëheqjes komunale të krijuara nga drekat e darkat luksoze.

Nga ekstrakti i marrë në shërbimin e administratës komunale, me kërkesën e këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi,shohim se për 3 javë, vetëm në një restorant të Preshevës nga buxheti komunal janë harxhuar 196.740,oo dinarë apo gati 2.000 Euro” – thuhet në paraqitjen me shkrim të Partisë për Veprim Demokratik.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të PVD-së, me rastin e publikimit të shpenzimeve lluksi të qeverisjes së Shqiprim Arifit:

Rrena i ka këmbët e shkurta

U ankuan se PVD po e rrezikon Buxhetin e Preshevës, kur me 10 prill të këtij viti, për të mbuluar skandalin e shkaktuar nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, APN u mundua të gjejë mënyra për krijimin e temave inekzistente, duke fabrikuar lajmin për kinse një borxh të shkaktuar nga PVD e të adresuar në komunë të Preshevës.

Për t’a bërë edhe më komike këtë situatë, me metod të mashtrimit politik u ankuan se komuna e Preshevës për shkak të këtij “borxhi” qesharak prej 5.000 dinarëve, rrezikon t’i bllokohen mjetet në buxhetin e komunës. Për këtë e akuzuan PVD-në.

Këta mashtrues politik dolën huq brenda më pak se 24 orëve, kur në Konferencën për media, kryetari i PVD-së Shaip Kamberi me argumente dëshmoi se ky borxh ishte i paguar nga PVD, dhe se në historinë e saj 29 vjeçare, ky subjekt obligimet e veta i ka kryer vet.

Kryetari Kamberi paralajmëroi udhëheqjen komunale të Preshevës se i janë lajmëruar shumë aktivistë të PVD, të cilët janë në gjendje që nga paratë e veta ta kryejnë këtë obligim vetëm që komunës së Preshevës mos t’i bllokohet buxheti i saj.

E vërteta po del se nëse diçka rrezikon ta bllokojë buxhetin komunal të Preshevës, ato janë harxhimet astronomike të kryetarit të komunës së Preshevës dhe udhëheqjes komunale të krijuara nga drekat e darkat luksoze.

Nga ekstrakti i marrë në shërbimin e administratës komunale, me kërkesën e këshilltarit të PVD-së Rinor Krasniqi,shohim se për 3 javë, vetëm në një restorant të Preshevës nga buxheti komunal janë harxhuar 196.740,oo dinarë apo gati 2.000 Euro.

Se a do të duhej t’i shkaktonte hall e kokëçarje kryetarit të komunës një borxh inekzistent prej 5.000 dinarëve apo borxhi real prej 196.470 dinarëve, le ta vlerësojnë tash ekspertët e sulmeve të fabrikuara, e të cilët janë jo pak në këtë udhëheqje komunale.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...