“KQZ nuk mund t’i organizoj zgjedhjet, ka probleme me koaliconin PAN”

Aktuale

“KQZ nuk mund t’i organizoj zgjedhjet, ka probleme me koaliconin PAN”

Nga: H.O. Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:41
KQZ/arkiv

Njohësi i ҫështjeve juridke, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është në gjendje të organizoj zgjedhje të reja. Madje sipas tij, ky komision ka edhe probleme me koalicionin qeverisës.

Image
Blerim Burjani

“Jo KQZ ende nuk është e gatshme të organizoj zgjedhje, ka probleme me PAN, lënda ka shkuar sërish në gjykatë kushtetuese , kjo gjykatë mund të mos kthej përgjigje, kështu kjo KQZ të humb legjitimitetin, kjo e fundit mund të ndodhë shumë lehtë, ky institucion vepron vetëm në disa tema që kanë interesë të gjitha partitë, por të organizoj zgjedhje është e pamundshme, është bllokim i këtij institucioni, mosnjohje e legjitimacionit”, thekson Burjani.

Sipas tij, problem qëndron tek interpretimi i Presidentit të vendit, Hashim Thaҫit.

“Problemi qëndron te interpretimi jo i drejtë i presidentit dhe përcaktimi për formulën nominuese, gjykata kushtetuese dështoj në interpretim”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat