Deputetja e VV-së, Policisë dhe Prokurorisë: Në vend se të bëjnë deklarata boshe kundrejt Lëvizjes... - Bota Sot
Deputetja e VV-së, Policisë dhe Prokurorisë: Në vend se të bëjnë deklarata boshe kundrejt Lëvizjes...

Aktuale

Deputetja e VV-së, Policisë dhe Prokurorisë: Në vend se të bëjnë deklarata boshe kundrejt Lëvizjes...

Nga: A.M. Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:26
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Kosovës rreth deklaratën e vrasjes në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në vend se të bëjnë deklarata boshe kundrejt Lëvizjes, Prokuroria, i ka borxh publikut për t'i treguar se çfarë kanë bërë me kallëzimin penal të policisë?”

Postimi i plotë:

Policia paska deklaruar se për personin H.K i cili vrau dje gruan dhe renë, ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe atë në vitin 2017 për veprën penale kanosje, lëndim trupor, mbajtje në pronësi të armës.

Në vend se të bëjnë deklarata boshe kundrejt Lëvizjes, Prokuroria, i ka borxh publikut për t'i treguar se çfarë kanë bërë me kallëzimin penal të policisë?

Vajzat dhe gratë po i humbim edhe për shkak të dështimit institucional, sikurse rasti i të ndjerës Diana Kastrati, Zejnepes, Valbonës dhe shumë vajzave e grave të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...