Premtohet vazhdimi i mbështetjes së Francës për sistemin prokurorial në Kosovë - Bota Sot
Premtohet vazhdimi i mbështetjes së Francës për sistemin prokurorial në Kosovë

Aktuale

Premtohet vazhdimi i mbështetjes së Francës për sistemin prokurorial në Kosovë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:48
Didier Chabert

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Lumezi e ka njoftuar diplomatin francez me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorisë së Shtetit, si dhe përkushtimin e këtij institucioni në luftimin e veprave penale që ndërlidhen me korrupsionin, krimin e organizuar, terrorizmin, sekuestrimin e pasurisë së fituar me vepra penale.

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Francës në Kosovë janë pajtuar për rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional në mes të institucioneve të drejtësisë kosovare dhe franceze, me theks të veçantë, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit edhe emigrimit ilegal.

Ai tha se sistemi prokurorial është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me projektin britanik në procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj dhe zgjedhjen e kryeprokurorëve të disa prokurorive, me ç’rast ambasadori Chabert ka inkurajuar kryeprokurorin Lumezi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, ambasadori Chabert ka vlerësuar punën dhe rezultatet e Prokurorisë së Shtetit, si dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit që përfaqëson për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen efikasitetit në forcimin e sundimit të ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...