Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gra të kthyera nga Siria

Aktuale

Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gra të kthyera nga Siria

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:21
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar arrest shtëpiak për 11 gra të kthyera nga Siria, të dyshuara për pjesëmarrje në konfliktin në Siri, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokatet mbrojtëse.

Sot në pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është zhvilluar seancë dëgjimore ndaj 11 grave të kthyerave nga Seria.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, e cila mbron klienten e saj Naxhije Seferaj-Hasani, tha se prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për to, por ajo pohois e kanë kërkuar një masë ma të butë për to.

Gashi-Bytyqi: Të gjitha këto gra janë familjare me fëmijë të vogël

Video

"Sot Gjykata Themelore në Prishtinë na ka thirr neve avokateve, kryesisht femra, të cilat i kemi mbrojtur sipas detyrës zyrtare, gratë të cilat janë kthyer nga Siria dhe ne iu përgjigjem gjykatës. Ashtu që tani është ende në proces të mbajtjes së seancës dëgjimore, për caktimin e masës së sigurisë. Për fatin e mirë unë u deklarova, njëkohësisht kërkuam masë të butë... Të gjitha këto gra janë familjare me fëmijë të vogël, nëpër këmbë dhe prokuroria ka kërkuar që t'iu caktohet masa e arrestit shtëpiak të gjithave. Megjithatë të gjitha janë sistemuar dhe gjenden në prani të familjarëve, të bashkëshortëve, apo të prindërit, vëllezërit", tha ajo.

Ajo shtoi se së bashku me koleget tjera kanë kërkuar masën e paraqitjes në stacion policor, sepse sipas saj këto gra kanë nevojë të rehabilitohen.

Gashi-Bytyqi: Do të ketë lehtësi edhe mbrojtja

Video

"Marrë parasysh peshën e veprës penale, ndjeshmërinë e çështjes për të cilën jemi të interesuar të gjithë, konsideroj se prokuroria nëse e aprovon masën paraqitjen në stacionin policor, do të ketë lehtësi edhe mbrojtja, njëkohësisht edhe ato gra të cilat kanë ardhur më fëmijë dhe e kanë filluar jetën me familje pas pesë viteve, do të kenë më të lehtë", tha ajo.

Nga prokuroria e rastit, avokatja tha se ka kuptuar që për disa nga këto gra kishte pasur vendim për fillim të hetimeve, pasi kishin qenë të informuar për shkuarjen e tyre në Siri, por që sot ka filluar hetimi për to.

Gashi-Bytyqi: E njëjta është mbrojtur në heshtje

Video

"Dje me preferencën time, e njëjta është mbrojtur në heshtje, tek unë kanë qenë arsyet edhe subjektive, sepse në veçanti edhe masa, paraqitja në stacionin policor, është masë. E njëjta e ka një fëmijë të sëmur, i ka edhe tre fëmijë të mitur", ka përfunduar ajo.     

11 gra të kthyera në fund të javës së kaluar nga Siria, janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës për t’u marrë në pyetje rreth aktivitetit të tyre gjatë qëndrimit në zonën e konfliktit. Grupi i dytë i grave të kthyera pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat