E ëma e Visar Behramit që vdiq në Mitrovicë tregon për momentet e fundit, kur ajo e përcolli djalin për në punë - Bota Sot
E ëma e Visar Behramit që vdiq në Mitrovicë tregon për momentet e fundit, kur ajo e përcolli djalin për në punë

Aktuale

E ëma e Visar Behramit që vdiq në Mitrovicë tregon për momentet e fundit, kur ajo e përcolli djalin për në punë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Visar Behramit, i cili humbi jetën nën rrënojat e ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, i është dhënë lamtumira e fundit. Në ceremoninë e varrimit, familja e tij e fali edhe gjakun. Ndërsa, familjarët ishin të vetëdijshëm për kushtet e rënda në të cilat punonte.

Familjarët e Visar Behramit që vdiq në vendin e punës, thonë se e dinin që ai po përballej me kushte të vështira të punës, dhe se paguhej shumë pak.

Nëna e Visarit, Azeminja tregoi për momentet e fundit, kur ajo e përcolli djalin e saj për në punë.

“Visari dje ka shkuar në punë. E kam përcjellë dhe jemi përshëndetur. Në ora 20:00 po dëgjoja lajmet kur e pamë lajmin. Nuk ishim të sigurt nëse ishte djali”, rrëfen Azemine Behrami, për RTV Dukagjinin.

Madje, ajo tregon se djali i saj, i ishte ankuar edhe për kushtet jo të mira të punës, dhe që paguhej shumë pak.

“Nuk ka pasur sigurim. Është paguar 10 euro dhe 2 euro për duhan. Ashtu nuk bën. Fitimin për vete e të rinjtë të mundohen”, tregon më tej Azemine Behrami.

Edhe familjarët e tjerë ishin ne dijeni se Visari po punonte pa kontrate në këtë vend të punës. Lavdim Behrami, djali i axhës, kërkoi që ligji të merret me këtë rast.

“Ai nuk ka qenë me kontratë punë. Ka qenë punëtorë i përkohshëm. E njoh pronarin dhe nuk kemi asgjë të keq familjarisht me të. Ai sigurisht do të ballafaqohet me ligjin për mosrespektim të ligjit të punës, por ajo që na ka ndodhë nuk kthehet më”, tha Lavdim Behrami.

E pikërisht, familja Behrami e la në dorën e ligjit këtë çështje. Ata, në momentin kur edhe i dhanë lamtumirën e fundit, djalit të tyre, Visarit, i shtrin dorën e pajtimit, familjes Hajrizi, në pronësinë e së cilës ishte edhe kompania për të cilën punonte tashmë i ndjeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...