Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e FARK-ut - Bota Sot
Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e FARK-ut

Aktuale

Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e FARK-ut

Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:00
Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra” gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi ka treguar në ngjarje interesante ku protagonistë kishte qenë Xhavit Haliti.

Ai thotë se përshtypjet e tij të para për Halitin ishin pozitive.

“Në vitin 1998 në Kosovë vinin ushtarë nga të gjitha anët. Një mërgimtar kishte ardhur me 18 mijë marka gjermane, me qëllim ta ndihmojë ndonjë njësit ushtarak. Xhaviti Haliti i ka thënë se ai kishte mundësi që të rrezikojë dhe të futet në Kosovë, ose të shkojë në bazat ushtarake që ekzistonin në Shqipëri”, tha ai.

Komandant “Kobra” thotë se Xhavit Haliti ushtarëve jo shumë mirë të përgatitur për luftë, u rekomandonte të shkonin për stërvitje në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Vetë Xhaviti e ka konfirmuar që ushtarët që nuk janë të përgatitur duhet të shkojnë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK]. Ata janë ushtarakët që kanë disa baza në territorin e Shqipërisë dhe bëjnë përgatitjen e njësiteve që më pas futen në Kosovë”.

Naser Vllasi thotë se Ahmet Krasniqi kishte pasur marrëveshje me Xhavit Halitin dhe Bardhyl Mahmutin, por thotë se në terren situata ishte ndryshe.

“Kur është dashur që Xhavit Haliti dhe Bardhyl Mahmuti të jenë prezentë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë ikur [Ahmet Krasniqit]”, tha Vllasi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...