“Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut - Bota Sot
“Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut

Aktuale

“Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut

Më: 23 prill 2019 Në ora: 21:25
Naser Vllasi

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në  “Debat Plus”  të RTV Dukagjinit ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi, i cili kishte edhe pozitën e operatorit të zbulimit në kuadër të FARK-ut dhe gjatë luftës së Koshares, ka thënë se kanë pasur informata se janë infiltruar 25 femra në Shqipëri që të identifikojnë figurat e larta të luftës.

“Kemi pasur informacione se janë futur 25 femra nga Rrafshi i Dukagjinit. Ajo ka qenë informatë, ka qenë luftë speciale apo diçka tjetër nuk e di. Unë jam një prej ushtarakëve që jam marrë me zbulim në forcat e armikut në brezin kufitar dhe territorin e Kosovës”, tha ai.

“Kobra” thotë se shërbimi sekret jugosllav i asaj kohe kishte dërguar këto femra që të identifikojnë “kush janë njerëzit e shtabit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe luftëtarët… Në përgjithësi shërbimet i përdorin femrat”.

Ai thotë se këto informacione i ka përcjellë të shefi i tij Ali Haziri që ishte edhe shef i Kundërzbulimit dhe Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes [FARK].

“Takimet me shërbimet e shtetit shqiptar tani i kanë mbajtur eprorët tjerë. Ne kemi vepruar sipas hierarkisë”, tregon Vllasi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...