Ministri i jashtëm shqiptar: Jam krenar që isha pjesë e VV-së, e shumë më krenar që jam larguar nga ajo

Aktuale

Ministri i jashtëm shqiptar: Jam krenar që isha pjesë e VV-së, e shumë më krenar që jam larguar nga ajo

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:56
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka folur sonte në ‘Opinion’ për jetën e tij në Kosovë dhe fillimet në politikë.

Ai ka thënë se ai bashkë me gjeneratën e re që po rritet në Ballkanin Perëndimor kanë shumë cka për t’i dhënë vendeve të tyre.

“Gjenerata që ka lind në kohën kur ka rënë busti i Enver hoxhës, integrimi i Jugosllavisë dhe ajo e nënshkrimit të Rambujes, sot është mjaftueshëm  vjetër që të votoj. Gjenerata ime ka pritje të tjera nga politika, dhe mund të ofroj më shumë se politikanët aktual. Ka dallim mes grupacioneve politike që e përdorin rininë për slogane elektorale dhe mes liderëve që u japin hapësirë të rinjve dhe u japin poste drejtuese”, ka theksuar Cakaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për kohën kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe nisi karrierën politike.

“Kam zgjedh Vetëvendosje sepse ka qenë nga rrethanat e vendit, kam pas kontakte me eksponentë të lëvizjes dhe ka pasur anëtar të rinj me të cilët kam pasur shoqëri. Kam qenë njëri prej adhuruesve të Albin Kurtit dhe jam tepër krenar që kam qenë pjesë e VV e edhe më shumë që jam larguar nga ajo. Kur ka qenë koha të jem në VV unë isha aty dhe tregova shpitin pasionant për pushtetin, e kur ka qenë koha të largohem u largova. Tani kam komunikim miqësor me një pjesë të Vetëvendosjes”, ka thënë tutje Cakaj.

Ai po ashtu është pyetur për cetifikatën e sigurisë me të cilën është pajisur së fundmi.

“Unë kam qenë pjesë e skuadrës së kryeministrit Rama, kam qenë këshilltar politik dhe politikën e Ballkanit Perëndimor, kam qenë koordinator pikërisht në kuadër të kabinetit të Ramës. Certifikatën e sigurisë e kam marr në përputhje me të gjitha kriteret dhe më rigoroze të mundshme. Certifikata është e domosdoshme në momentin kur i ekspozoheni një detyre . Në momentin që pranoni një informacion konfidencial, duhet të nënshkruani në regjistrin e klasifikuar. Nuk mund të pranosh informacion të klasifikuar, nëse nuk jeni të regjistruar si të certifikuar . Nuk më takon të flas për sa orë e kam nxjerr certifikatën, por institucionet e Shqipërisë, Kosovës dhe të tjerat kanë bërë identifikimin tim dhe të familjes sime. Dosja ime është e plotë e kanë konfirmuar dhe unë nuk kam pranuar nënshkrimin e asnjë dokumenti konfidencial pa u pajisur me certifikatë”, ka thënë ndër tjerash Cakaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat