Komisioni për Buxhet dhe Financa do të mbajë sot në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës mbledhjen e tij të radhës.
Fillimisht do të bëhet shqyrtimi i raportit me amendamente të Grupit Punues të Komisionit për Projektligjin 06/L-137 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-058 dhe Ligjin nr.04/L-122, si dhe Ligjin nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256.
Po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-068 për Mbrojtjen e Fëmijës dhe amendamentet e Komisionit funksional dhe amendamenteve të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.