Pasi Bekë Berisha “shijoi” 10 kafe për pak sekonda, merr një goditje nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Pasi Bekë Berisha “shijoi” 10 kafe për pak sekonda, merr një goditje nga Lëvizja Vetëvendosje

Nga: N.H Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:27
Bekë Berisha

Bekë Berisha, deputeti i AAK-së, deklaroi se i pinë 50 kafe gjatë ditës. Deputeti  nga Istog këtë e dëshmoi edhe përmes publikimit të një video.

Ai shihet teksa nuk ‘ngopet’ me expreso.

Pas publikimit të kësaj videoje, ai ka marrë një goditje nga zyrtari i VV-së, Valdrin Ahmeti.

Ahmeti thotë se kjo është tallje me varfërinë që e kanë shkaktuar këta qeveritarë, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i tij:

Kjo eshte tallje me varferine qe e kane shkaktuar keta qeveritare, qe nuk ka kush ti hetoje as per pasurine qe e kane bere, as per punesimet e grave, kunatave e tezakave, e as per shkaterrimin e prones publike (kujto rastin e fundit me veture te postes ne bjeshke nga po ky deputet).

Ky personazhi ne kete video, percakton bordet e nderrmarrjeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat