Haradinaj prodhuesve vendor: Taksa mund të hiqet, andaj kujdes në kualitet

Aktuale

Haradinaj prodhuesve vendor: Taksa mund të hiqet, andaj kujdes në kualitet

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:39
Ramush Haradinaj

Për dallim nga viti i kaluar ku morën pjesë rreth 70 komani serbe, sivjet nuk ishte asnjë kompani e Serbisë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Kjo për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka reflektuar pozitivisht për bizneset kosovare, ngaqë sipas tij, kësaj radhe bizneset vendore patën më shumë hapësirë dhe mundësi për promovimin e prodhimtarisë.

Ai përsëriti se taksa 100 për qind do të hiqet ndaj Serbisë, vetëm pas njohjes së Kosovës nga ky shtet, ndërsa pati një porosi edhe për prodhuesit e Kosovës.

“E thoshin prodhuesit në raste të caktuara, se kësaj radhe kanë pasur më shumë hapësirë, më shumë mundësi. Çdo herë ju apeloj prodhuesve tanë që të bëjnë kujdes në kualitet. Sepse nuk është kështu çdo herë situata, ndonjë herë hiqet taksa (ndaj Serbisë), e prodhuesit nuk bënë me menduar se nuk do të kenë konkurrencë. Pra, duhet me pas kujdes me cilësinë e produkteve. Ndonjëherë, kuptohet kur të na njohin (Serbia)”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat