Haradinaj takon ambasadorin e Gjermanisë, u bisedua edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e Gjermanisë, u bisedua edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Nga: Z.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 16:38
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, me ambasadorin gjerman biseduam për, zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Tutje Haradinaj ka shkruar se, theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi.

Postimi i plotë:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, bashkëpunimin bilateral dhe fuqizimin e partneritetit ekonomik mes dyja vendeve.

Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar për integriminin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi. Gjithashtu e falënderova në emër të Qeverisë së vendi për rolin konstruktiv të Kancelares Merkel, veçmas tani në thirrjen e takimit të Berlinit, si forma më e mirë e komunikimit me vendet e rajonit.RH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat