Jahjaga në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Aktuale

Jahjaga në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale

Nga: Z.B Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:42
Foto nga takimi

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se ka takuar Amal Clooney, avokatën për të drejta të njeriut si dhe, Denis Mukëege fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka folur për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,


Postimi i plotë:

Kisha nderin që, në margjina të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u miratua edhe rezoluta 2467, të takoj Amal Clooney, avokatën për të drejta të njeriut si dhe, Denis Mukëege fituesin e Çmimit Nobel për Paqe.

Me zonjën Clooney dhe zotëri Mukëege folëm për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, sidomos për adresimin e kulturës së mosndëshkimit dhe njohjen ndërkombëtare të statusit te tyre.
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat